Bankat kreditore në Feni bisedojnë me investuesit potencial, ndërkaq me njërin prej tyre është nënshkruar Memorandum për mirëkuptim, informojnë nga Banka Komerciale.

Nga Banka theksojnë se qëllimi i nënshkrimit të Memorandumi me investuesit e interesuar nuk është zëvendësim për procedurën zyrtare falimentuese, por vetëm legjitimim i seriozitetit të investuesve potencial.

Vendimi përfundimtar, siç theksojnë nga Banka Komerciale, për atë se kush do të jetë pronar i ardhshëm i “Feni”-t do të sillet në suaza të procedurës falimentuese, në pajtim me dispozitat ligjore.

“Kreditorët e siguruar dhe kreditorët e tjerë duhet bashkarisht të vlerësojnë se cili plan për riorganizim është më i mirë për ta dhe për të ardhmen e kombinatit”, theksojnë në kumtesë.

Global