Krahas laboratorit në Tetovë për prodhimtari të drogës sintetike, është zbuluar edhe hapësirë deponuese në fshatin Batincë, në afërsi të Shkupit, ku janë deponuar substanca kimike dhe materiale të tjera dhe pajisje për përgatitje dhe prodhimtari të drogës.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se janë zbuluar dhe konfiskuar automjete, telefona celularë, sim kartela, armë, municion dhe të tjera.

Në vijim është ekspertiza e materialit dhe drogës e cila sipas vlerësimeve fillestare është rreth 125 kilogramë, gjegjësisht minimum mbi gjysmë milionë tableta drogë sintetike.

Në aksionin policor janë arrestuar shtatë persona të cilët janë marrë me tregti ilegale me drogë. Midis tyre, ka edhe dy shtetas serbë. Të gjithëve u është caktuar masë paraburgim prej 30 ditësh