Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) në konferencën e dytë ka bërë të ditur se deri në orën 11:00 kanë votuar 3 mijë e 748 votues apo 7.63%.

Valdete Daka, kryetare e KQZ-së tha se më 19 nëntor, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 3 mijë e 106 votues apo 6.51%.

“Ju njoftojmë se procesi zgjedhor për kryetar të komunës së Istogut është duke vazhduar normalisht dhe nuk ka raportime për ndonjë problem”, sqaroi ajo.

Konferenca e radhës do të mbahet në orën 15:30 dhe ka të bëjë me ecurinë e procesit zgjedhor dhe pjesëmarrjen në votime deri në orën 15:00.