Ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Koxias në një intervistë për televizionin shtetëror grek ERT deklaroi se kontesti për emrin duhet të zgjidhet me kompromis.

“Ajo që e kemi të nevojshme është IRJM të tregojë kulturë të konsensusit dhe kompromisit që do të thotë se as ne e as ata do të fitojnë gjithçka. Duhet të gjejmë kompromis i cili është i pranueshëm për të dyja palët dhe që do t’i rezistojë testit të kohës”, thotë Koxias.

Ai refuzon të japë hollësi për çështjet të cilët janë elemente të negociatave dhe vlerëson se është mirë që as Nimici e as udhëheqësi në Shkup nuk kanë vendosur propozim të tyre në tryezë. Njëherësh, mbetet me qëndrimin se nuk është e mundur hyrje e vendit në NATO nën referencën e përkohshme.

I pyetur për deklaratën e liderëve të Grekëve të Pavarur, Kamenos, se nuk do të pajtohet për emër në të cilin përfshihet emri Maqedoni dhe se nëse kjo do të reflektojë në negociata, Koxias përgjigjet se secili ka të drejtën e mendimit të vet, por beson se në Parlamentin grek nevojitet dhe ekziston shumicë e deputetëve, ndërsa jo shumicë e partive për marrëveshjen eventuale për emrin.

“Ne jemi Qeveri e cila është këtu që të zgjidhet çështja. Nëse mënyra me të cilën e zgjidhim është në pajtueshmëri me interesat afatgjate të vendit, interesat e rajonit dhe është në frymën evropiane, ne këtë duhet ta bëjmë”, thotë Koxias.

Ai e përsëriti qëndrimin se është mirë që në vitin 2018 të zgjidhet kontesti për emrin duke pasur parasysh se, siç thekson, ekzistojnë kushte të caktuara të cilat tregojnë se kjo mund të arrihet. Konsideroj se nuk ka arsye që të shtyhet zgjidhja. Përgjegjësi e Qeverisë është, shtoi, që të gjejë dritare të mundësive për zgjidhje të këtij problemi për shkak se vendi nuk guxon të jetë peng i të kaluarës.

“Ata të cilët na kritikojnë ose na shohin me dyshim për shkak se dëshirojmë ta zgjidhim problemin duhet ta kuptojnë se do të ishte shumë më mirë për vendin nëse do të arrihej në vitin 1992. Na bëjnë thirrje të njëjtit të cilët nuk e morën përgjegjësinë e tyre historike që ta zgjidhin çështjen, për shkak se nuk ishin të vendosur”, thotë shefi i diplomacisë greke, Nikos Koxias.