Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias përshëndeti vendimin e qeverisë shqiptare për ndërtimin e varrezave të ushtarëve grekë, të vrarë në malet e Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore duke e konsideruar një hap të madh besimi mes dy palëve.

“’Vendimi tregoi se diplomacia mund të arrijë më shumë sesa të bërtiturat pa kuptim‘’, iu përgjigj Kotzias një pyetjeje gjatë një deklarate të përbashkët me homologun e tij afgan, Salahuddin Rabbani, i cili ndodhet për një vizitë në Greqi.

Duke përshëndetur njoftimin e qeverisë shqiptare për një ligj që rregullon çështjen e ushtarëve dhe oficerëve grekë të rënë në Shqiperi, ndërkohë që po luftonin përkrah trupave të Boshtit, Kotzias theksoi se kemi të bëjmë me një hap shumë pozitiv përpara, që vjen pas rindërtimit të kishës së vogël të shën Thanasit që u dëmtua vitin e kaluar në Himarë dhe që u financua nga qeveria shqiptare.