Elisah Krasniqi është njëri nga shumë kosovarë që lëshuan Kosovën tre vjet më parë për të kërkuar azil ekonomik në Gjermani.

Ai nuk mundi t’u rezistojë trumave të njerëzve që po mblidheshin në stacionet e autobusëve dhe po mësynin në Gjermani për një jetë më të mirë.

Rrugën për mërgim, Elisahu dhe bashkëshortja e kishin menduar me më pak probleme.

Për Deutsche Welle, ai ka treguar se si ka shkuar në Gjermani, dhe pse është kthyer përsëri në Kosovë.