Kosova ka mbetur pa medalje në ‘Masters 2017’ që po mbahet në St.Petersburg në Rusi.

Pas eliminimit të Nora Gjakovës, është eliminuar edhe Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Krasniqi është eliminuar në luftën për medaljen e bronztë.

Ajo u mposht nga garuesja braziliane Erika Miranda./Lajmi.net/