Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar në mbrëmjen e së hënës një takim sy më sy me shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.

Takimi bilateral në Bruksel ka ndodhur para një darke të përbashkët të kryeministrave ballkanas, që është organizuar nga Mogherini.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, pas bisedës me Mogherinin, Haradinaj ka dhënë detaje të takimit me shefen e diplomacisë evropiane.

“Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova”, ka shkruar Haradinaj.

“Kosova do të marrë atë që i takon!”, është shprehur Haradinaj.