Agjencia e spiunimit të Koresë Jugore beson se Koreja Veriore qëndron prapa sulmit në tregun e shkëmbimit të kriptovalutave në Jug.

Së paku 7 milionë dollarë të parasë digjitale ishte vjedhur përmes hakimit – edhe pse paraja tani thuhet se ka shpërthyer duke arritur vlerën e 82 milionë dollarëve.

Hajnat po ashtu thuhet se kanë vjedhur informata personale të 30 mijë qytetarëve, transmeton Albinfo.ch.

Ata po shkëmbenin monedha digjitale Bitcoin dhe Etherum në Bithumb.
Deri tani Bithumb është valuta më e madhe në Korenë Jugore dhe është një nga pesë më të mëdhatë në botë.

Ky sulm kibernetik ka ndodhur në muajin shkurt, kur një kompjuter i një punëtori ishte hakuar – ndërsa sulmi u gjet tek në muajin qershor.
Sulmuesit kishin kërkuar edhe 5.5 milionë dollarë të tjera në mënyrë që të fshinin informatat e siguruara.

Burimet në Agjencinë e spiunazhit kanë thënë për agjencinë Yonhap se dyshohet që Koreja Veriore është prapa edhe një tjetër sulmi në muajin shtator në monedhën Coinis.