Koreja e Veriut është duke zhvilluar një raketë të aftë për të goditur Londrën, paralajmëroi sot ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson.

Paralajmërimet e tij erdhën pasi presidenti i SHBA-së, Donald Trump e quajti Korenë e Veriut një kërcënim bërthamor, në një strategji të re të sigurisë kombëtare. “Koreja e Veriut është një kërcënim. Është një rrezik real për këtë vend.

Ata janë aktualisht në rrugë për të krijuar një raketë balistike që mund të godasë Londrën. Ky nuk është një problem vetëm për SHBA-në. Ky është një problem global. Britania duhet të qëndrojë për ta luftuar atë. Ka kërcënime në të gjithë botën, dhe Britania është një lojtar global “, tha ministri i mbrojtjes, transmeton Sky News.