Stevo Pendarovski sot në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë parashtroi dorëheqje nga funksioni i deputetit. Pendarovski në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të LSDM-së.

Dorëheqjen e Pendarovskit duhet ta konstatojë Kuvendi në seancën e parë të ardhshme.

Javën e kaluar Stevo Pendarovski u emërua Koordinator kombëtar për hyrje të Maqedonisë në NATO.

Pendarovski në zgjedhjet e parakohshme në dhjetor të vitit 2016 ishte bartës i listës së LSDM-së dhe koalicionit në NJZ 1.