Mijëra hakerë sot do të marrin pjesë në kongresin vjetor në qytetin lindor gjerman Lajpcig, njofton DPA.

Kongresi do të zgjasë katër ditë, ndërsa organizatorë janë “Klubi kompjuterik i kaosit”. Në kongres, nën moton “Të bëjmë diçka”, do të bisedohet për sigurinë në internet, sulmet hakerike, mbrojtjen e të dhënave, si dhe problemet sociale dhe politike.

Pritet që në ngjarje të marrin pjesë rreth 15.000 persona, Deri tani hakerët u mblodhën në kongrese vjetore në Hamburg.