Molla padyshim që është një nga frutat më të shëndetshme dhe prandaj thuhet se një mollë në ditë mban larg mjekun.

Mrekullia tjetër e mollës”>mollës si frut, është që atë mund ta hash në çfarëdo lloj kohe. Një mollë në ditë mjafton, dhe ti nuk ke nevojë për doktor, thotë një fjalë e urtë. Mrekullia e frutit të mollës”>mollës qëndron sidomos tek lëkura. Vitamina C dhe betakaroteni që kanë dhe ndikimin pozitiv në shëndetin tonë gjenden në të.

Një studim në Holandë, ku njerëzit e testuar u ushqyen me një mollë në ditë, gjithashtu me 2 lugë qepë të grirë dhe 4 gota çaj, arritën të ulin në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjes së zemrës. Gjithashtu, molla bën një ulje të dukshme të kolesterinës në gjak, duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale.

Ka lloje të ndryshme mollësh, por ai më specifiku për këto lloj sëmundje është mollae ngjyrës së gjelbër, që në botë njihet me emrin “Grany Smith”.

Duhet të shtojmë, se vitaminat e mollës”>mollës mund t’i marrim në një farë mënyre dhe nëpërmjet lëngut të saj (Kalium dhe Eise), megjithatë duhet theksuar se asnjëherë lëngu i mollës”>mollës nuk do të ishte një zëvendësim i vetë frutit