Iniciativa për reforma në VMRO DPMNE, FRODEM, Forumi i patriotëve mendjehapur, Unioni i Veteranëve dhe disa fraksione të tjera të dala nga VMRO DPMNE-ja janë bashkuar për të dalë me një kandidatë të përbashkët për kreun e partisë në kongresin që pritet të mbahet më 23 dhjetor, por edhe për reforma në parti. Reformatorët u zotuan se nuk do të krijojnë parti të re, por se nuk do të lejojnë që Nikolla Gruevski të rizgjedhet kryetar i VMRO DPMNE-së. Ata madje kërkojnë që organet e reja të zgjedhën në mënyrë demokratike dhe të ndryshohet statuti i partisë.

Kërkesat tona deri tani janë paraqitur në më shumë media dhe portale. Kërkesat ishin të ketë zgjedhje demokratike të kandidatëve për anëtarë të kongresit, të cilët në mënyrë demokratike do të jenë të zgjedhur nga komitetet vendore dhe lokale. Kështu vullnetin e tyre do të mund ta shprehin në kongres, duke i dhënë votën kandidatit që sipas bindjes së tyre do të jetë më i mirë. Të mos jetë dhe të mos përsëritet tregimi i kongresit të mëparshëm, i cili praktikisht ishte një festë private e Nikolla Gruevskit- deklaroi Lupço Aleksovski, FRODEM.

Reformatorët thanë se më 17 dhjetor do të shpalosin qëndrimin e përbashkët se si do të veprojnë më tutje ndërsa do të zbulojnë edhe emrin e kandidatit të tyre për kryetar partie. Kjo nismë vjen një ditë para mbledhjes së Komitetit Qendror të shqyrtojë dorëheqjen e Nikolla Gruevskit nga pozita e kryetarit të VMRO DPMNE-së, për të cilën do të do të vendos kongresi i partisë më 23 dhjetor. Kandidatë për kreun e VMRO-së ende nuk ka zyrtarisht por jo zyrtarisht postin e partisë opozitare e synojnë disa nga anëtarët më me ndikim në parti si Ilija Dimovski, Antonio Milloshoski, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov. Aktualisht nuk ka pasur edhe kërkesa publike për të mos pranuar dorëheqjen e Nikolla Gruevski i cili në krye të VMRO-së është që nga viti 2003 duke zëvendësuar ish kryetarin Lubo Georgievski.