Një konflikt mes të rinjve ka përfunduar me një person në spital, i cili kishte marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup.

Edhe pse ende nuk dihen arsyet e këtij konflikti, policia e Korçës bën me dije se në spital ka përfunduar një 27 vjeçar. Ai ka marrë plagë të rënda në kokë dhe në trup. Por për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të Korçës ka shkuar i dëmtuar me mjete të forta në kokë e trup shtetasi E.B, rreth 27 vjeç, banues në fshatin Podgorie-Maliq. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ky shtetas është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B, rreth 27 vjeç, si edhe me dy shtetas të tjerë (kushërinj të këtij të fundit). 

Shtetasi E.B, ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve. Nga ana e Policisë po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin zyrtar.