Autoritetet hungareze i konfiskuan rreth gjysmë tonë marihuanë në kufirin me Serbinë, çmimi i së cilës në tregun e zi është rreth 3,2 milionë euro.

Agjencia hungareze MTI kumtoi se droga ka qenë e fshehur në një kamion, i drejtuar prej një shtetasi shqiptar.

Të hënën ai ka tentuar të hyjë nga Serbia në Hungari përmes vendkalimit kufitar Roske.

Në kamion ka qenë i fshehur edhe rreth një kilogram hashash.