Milan do të bëjë transferime edhe gjatë afatit kalimtar të janarit
Trajneri i ri i Milanit, Gennaro Gattuso ka kërkuar që të përforcojë skuadrën gjatë afatit kalimtar dimëror.
Sipas Corriere dello Sport, transferimi i parë i Gattusos te Milani do të jetë mesfushori i Udineses, Jakub Jankto.
Për Jankto kanë shfaqur interes edhe skuadra të tjera, por edhe lojtari dëshiron Milanin.