Konferencë përfundimtare në të cilën do të grumbullohen rezultatet nga projekti gjashtëvjeçar i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla do të mbahet sot në Shkup.

Fjalime hyrëse, siç është paralajmëruar, do të ketë ambasadori i SHBA-së në Maqedoni, Xhes Bejli dhe ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, Sibil Suter.

Në kuadër të ngjarjes do të ndahen edhe certifikata për pjesëmarrësit, të cilët me sukses i kanë përfunduar programet menaxhere në kuadër të projektit.

Projekti i USAID-it për ndërmarrje mikro dhe të vogla është i bashkëfinancuar nga Ambasada e Zvicrës në Republikën e Maqedonisë dhe ka siguruar programe edukative për sipërmarrësit, mbështet intervenime në kompani për përmirësimin e cilësisë së punës së tyre, përshtatjen e shërbimeve dhe prodhimeve të nevojave të tregut dhe për lehtësimin e qasjes së kompanive deri në tregjet e huaja dhe deri te financat