Konferencë “Menaxhim me cilësinë në sektorin publik” do të mbahet sot në organizim të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Zyrën e OSBE-së në Shkup.

Në konferencë do të ketë fjalim zëvendësministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Aleksandar Bajdevski dhe Xhefri Golds, zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Do të prezantohen mjete për cilësinë e administratës publike në BE, ndërsa do të prezantohen edhe rezultate nga hulumtimet për hartimin e gjendjeve dhe sfidave në implementimin e SAF modelit (Kornizë e përbashkët për vlerësime) dhe projekt-korniza kombëtare për menaxhim me cilësi 2018-2020.

Është paraparë edhe panel diskutim për përvojat në implementimin e SAF modelit, ku të gjithë të pranishmit do të kenë mundësi me rekomandimet dhe propozimet e tyre të përfshihen në përmirësimin e implementimit