Mr.sc.Metali Alili

Kur flitej për komunizmin, flitej për një gjendje ku po të flisje për politikë apo aq më shumë për një mendim ndryshe nga pushteti çoheshin në këmbë komiteti,qarqet e ndryshme, shërbimi, madje edhe udbashët e vegjël të mahallave që ndoshta gëzonin ndonjë kullotë gjatë sezonit verorë apo ndonjë leje për bartje të revolverit në mahallë.Pasojat për mendimin ndryshe ishin nga më të ndryshmet, burgje, persekutim, dhunim i gjithë familjes nga ana e Milicisë, likuidim fizik dhe deri në linçimin publik të individit dhe të familjes. Duke patur parasyshë këtë situatë në të cilën ndodheshin shqiptarët për një kohë të gjatë,kishte djem të cilët nuk donin të ia dinin për pasojat duke pasur qëllimin e qartë dhe pa asnjë prapavi për të shëndruar kauzën në plaçkë personale. Sot, pas rrënies së komunizmit, duke u ndodhur në pluralizëm politik dhe në “demokraci” kur shprehja e mendimit ndryshe do të kontribuonte në përmirësimin e gjendjes dhe në ndryshimin e situatës në të mirë të shoqërisë si duket nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo më lartë përveç formës së aplikimit. Por si duket në këtë moment nuk paska ndryshuar asgjë veç se një komunizëm i moderuar. Shprehja e mendimit ndryshe sidomos në këtë përshesh politik ku të gjithë janë me pushtetin dhe të gjithë me opozitën si duket ka ngulitur frigën thellë në ashtin e ç’do individi për të mos pasur guximin për të denoncuar dhe folur haptas për problemet të cilat i prekin drejt për së drejti. Nese tërheqim një paralele mes komunizmit të vërtetë dhe këtij të moderuar nuk po gjej arsyen se pse sot nuk kemi djem dhe rini e cila do të reflektonte në paraqitjen e një ideje ndryshe dhe thjesht nuk do të mendonte si sistemi dhe do të ishte një reflektim se të heshtur nuk do të mbetemi në asnjë moment.Se si të tillë nuk na njeh historia e as si të tillë nuk do të shuhemi… Por sa më shumë po zhytemi në këtë diskutim pa dyshim se na del në pah e vërteta, na del ajo që pushteti shumë më herët ka instaluar në çdo rreth oportunist të cilët gjejnë fillin e penit për të mos u prishur me kndërshtarët sa për tu riakomoduar veten dhe “dostat” e tyre. Ky servilizëm politik njerëzor e aq më shumë palaçllëk sikur të mos mjaftonte në iqimat ai u shpërnda si metastaz edhe në pushtetin lokal dhe në mahallat tona,edhe pse në disa mahalla vazhdoi pandërprer,veç ndryshimit të gjeneratave .Ky postkomunizëm na solli patriotë me koreospodencë dhe oportunist me bollëk. Kjo qasje nuk i bën nderë askujt vetëm disa kuletrave e ca tavolinave… Fjala më së shumti që e ndëgjojm në kohë të fundit është “kemi humbur shpresën”, jo, jo neve kemi humbur guximin !

Këta oportunistë kudo që janë instaluar qoftë nga ai komunizëm apo nga kjo “demokraci” duhet të kuptojnë mirë se do të vi momenti kur njolla e kësaj shoqërie do ti ndjekë me breza për dyftyrësinë e tyre…Shoqëria jonë ka ditur dhe vazhdon të dijë, që çdo herë të lind djem e bija që as nuk shiten e as nuk blehen !