Komunikacioni në rrugë po zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, ndërsa në disa vende më të larta në pjesët perëndimore dhe jugperëndimore të vendit ka mbetje të borës nëpër rrugë, kumtoi Lidhja Automoto e Maqedonisë.

Reshje të borës me intensitet të ndryshueshëm vërehen në Ohër, Strugë, Krushevë, Shtip, Dellçevë, Zheleznec dhe në qafat malore Bukovë, Gjavato dhe Presekë. Dukshmëri e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra ka në qafën malore Strazhë. Nga LAMM përkujtojnë është i obligueshëm posedimi i pajisjeve dimërore.

Intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.

LAMM rekomandon lëvizje të kujdesshme, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe pajtueshmëri me sinjalizimin e caktuar të qarkullimit. Në grykat është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovo.

Global