Komunikacioni në shtet po zhvillohet pa ndalesa në disa vende nëpër rrugë të lagështa.

Në aksin Tetovë-Kodra e Diellit në fshatin Lisec-Kodra e Diellit për shkak të paraqitjes së mjegullës dukshmëria është zvogëluar nga 40 deri në 50 metra.

Në disa akse të cilët kalojnë nëpër fushëgropa dhe gryka është e mundur paraqitja e rrëshqitjeve më të imëta të dheut.

NP “Rrugët e Maqedonisë” apelon për vozitje të kujdesshme dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve në rrugë.

Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” janë vazhdimisht në terren dhe po i mirëmbajnë të gjithë akset që të jenë të kalueshme.