Në muajin janar dhe shkurt komuna Qendër nuk do të lëshojë leje ndërtimi ose të fillojë ndonjë procedurë lidhur me ndërtimin e objekteve të reja. Ky është rezultat i vendimit të mbrëmshëm të Këshillit bashkiak, me kërkesë të kryetarit të komunës Sasha Bogdanoviq, që të vendoset moratorium për 31 plane të detajuar urbanistik. Sipas tij, bëhet fjalë për Plane të detajuara urbanistike që janë sjellë në mënyrë të paligjshme.

Ne deri atëherë si komunë do të kemi kohë të mjaftueshme për t’i treguar të gjitha parametrat që mungojnë në një plan të detajuar urbanistik dhe pse është vendim i drejtë atë ta bëjmë, dhe tani për tani të paktën e kemi ndaluar atë çmenduri urbane që ndodhi në të kaluarën në territorin e komunës Qendër- deklaroi kryetar i Qendrës Sasha Bogdanoviq.

Të gjitha objektet ndërtimi të cilët janë në ndërtim e sipër nuk do të ndërpriten, sepse në këtë rast komuna do të përballej me pasojat ligjore. Sipas kryetarit të komunës, kjo masë në mënyrë indirekte do të kontribuojë edhe për uljen e nivelit të ndotjes në këtë komunë.

Rreth 22 – 25 për qind, sipas studimeve të fundit, ndotja vjen nga ndërtimi i godinave të reja, sepse gjatë prishjeve dhe gërmimeve krijohet ndotja më e madhe dhe pluhur…- shtoi Sasha Bogdanoviq.

Bogdanoviq shpjegoi se planet e detajuara që janë ndaluar janë sjellë para mandatit të paraardhësit të tij, Andrej Zhernovski, gjegjësisht në kohën kur me këtë komunë menaxhonte Vlladimir Todoroviq./alsat-m