Komuna Qendër në buxhetin e sajë për vitin 2018 ka paraparë gjysmë milion euro për klubin e basketbollit Rabotniçki ndërsa vetëm 60 mijë euro për luftën kundër ndotjes së ajrit. Zv.kryetari i Qendrës, Vasko Kovaçevski thotë se shuma për kubin e basketbollit ndahet me qëllim që klubi të laje borxhet që i ka prej afër 150 mijë euro, ndërsa mjetet për ajrin e ndotur, sipas tyre, do të plotësohen me mjete të tjera për mirëmbajtje, pastrim dhe mbjelljen e drunjve.

Bëhet fjalë për buxhet të njëjtë si viteve tjera të kaluara prej 24 milion denarësh dhe 6 milion të tjera donacion që duhet të plotësojmë buxhetin e Rabotnickit. Mjetet për të mbrojtur ambientin asnjëherë nuk janë të mjaftueshme por nuk bëhet fjalë vetëm për 60 mijë euro. Nëse i marrim parasysh të gjitha programet e komunës Qendër do të shohim se tejkalojnë shumën prej 47 milion denarësh për gjelbërim dhe për përmirësim të ekologjisë në komunë – deklaroi Vasko Kovaçevski-zv kryetar Komune.

Propozim-buxhetin i vitit 2018 në komunë nuk u votua pasi që janë duke u shqyrtuar edhe pikat e tjera të rendit të ditës. Seancën e lëshuan shtatë këshilltarët e VMRO-DPMNE-së në shenjë solidarizimi për arrestimin deputeteve të kësaj partie për ngjarjet e 27 prillit.