Komuna Çair vazhdon me realizimin e agjendës së përcaktuar ditore të aktiviteteve që kanë të bëjnë me mirëmbajtjen e ambientit jetësor dhe sundimit të ligjit. Gjatë ditës së sotme ekipet komunale të Komunës së Çair kanë realizuar aksionin për mirëmbajtjen e drunjve duke bërë shkurtimin e degëve të drunjve përgjatë rrugës “Xhon Kenedi”, ndërsa Inspektorati Komunal ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për lirimin e hapësirave dhe parkingjeve publike të zëna padrejtësisht dhe në kundërshtim me ligjin.