Këtë fundvit, Komuna e Çairit u përkujdes që të krijojë atmosferë festive duke dekoruar Sheshin Skenderbeu dhe territorin e Komunës.

Me këngë, duke vallëzuar dhe me buzëqeshjen në fytyrën e fëmijëve, bashkë me korrin e festivalit për fëmijë “Ylberi” dhe grupin e baletit të shkollës fillore “Imri Elezi” ndezëm dritat e bredhit të vendosur.

Edhe Çairi pret ardhjen e Vitit të Ri 2018 me dëshirën e madhe që të jetë vit i sukseseve dhe lumturisë në çdo vatër familjare.