Në shenjë solidarizimi me bashkëkombasit tanë nga Shqipëria, sot për rajonet e vërshuara dërguam si ndihmë mjete ushqimore dhe higjienike. Bashkëndjejmë me dhembjen e tyre në këto ditë të vështira duke qenë me ta në çdo hap të kësaj sprove që i ka kapluar. Shkupi i ka ende të freskëta kujtimet e vërshimeve të vitit të kaluar dhe ne të gjithë e dimë çdo të thotë të kesh nevojë për një dorë vëllazërore, për t’u ngritur sërish e të vazhdosh më tutje.