Një banor i Qytetit të Majncit në Gjermani është thirrë nga një kompani e dyshuar transporti nga Maqedonia. Ajo i ka ofruar gjermanit në perspektivë një fitim prej 82.700 eurosh. Por, për të fituar të hollat, ai do të duhej të paguante shpenzimet e transportit dhe sigurimit. Përmes Western Unionit, gjermani ka dërguar dy herë të holla për në Maqedoni, një herë 2.700 euro dhe më pas edhe 3.000 euro, njoftojnë mediat gjermane, përcjellë „Shtegu.com“.

Pas kësaj ai është thirrë edhe një herë duke i kërkuar shuma të tjera të hollash. Më në fund ai bleu një I-Tunes-Kartelë për 900 euro duke ia dhënë shifrën mashtruesit maqedonas përmes telefonit. I lodhur nga dhënia e të hollave, ai rastin e paraqet në polici, për të ngritur aktpadi. Gjatë kohës që po i plotësonte formularët për aktpadi në polici, mashtruesi e ka thirrë edhe një herë duke e bindur se duhet të paguajë edhe shumë tjetër të hollash. Hetimet janë në rrjedhë e sipër.

Policia gjermane me këtë rast i këshillon qytetarët se bëhet fjalë për një mashtrim të zakonshëm dhe që në asnjë rast të mos u dërgojnë të holla personave të panjohur.