Kjo është sezonë e ahengjeve të festave të fundvitit, të cilat mund të jenë argëtuese dhe festive nëse secili është në disponim të mirë – ose mund të jenë krejtësisht e kundërta nëse shumica e njerëzve nuk dinë të sillen.

Fatkeqësisht, kjo e dyta ndodh shumë shpesh!

“Njerëzit duhet ta kujtojnë se ahengu për festat e fundvitit, organizuar nga kompania ku punoni, tregon se është koha për të festuar, ndërsa ky aktivitet ende mbetet organizim biznesor dhe ka rëndësi mënyra se si silleni” tregon Barbara Pachter, eksperte e mirësjelljes.

Sipas anketimeve, rreth 69 për qind kompani besohet se organizojnë ahengje të tilla me punëtorët e vet, ndërsa nëse kompania juaj është në mesin e tyre dhe dëshironi ta mbani punën dhe reputacionin që e keni, ndiqni këto rregulla të mirësjelljes:

Mos e shmangni këtë aheng

Përveç nëse keni plane tjera për atë natë të cilat assesi nuk mund t’i anuloni, patjetër se duhet të merrni pjesë në organizimin nga kompania juaj.

Ndoshta nuk dëshironi të shkoni, por është e rëndësishme ta tregoni angazhimin për kompaninë tuaj.

Mungesa juaj vërehet dhe kjo është keq.

Mos u bëni i pari që largoheni nga ahengu

Normalisht se dikush do të jetë i pari që largohet nga ky aheng. Por, siç këshillon ekspertja, assesi mos u bëni i pari që u thotë lamtumirë pjesëmarrësve! –

Vishuni siç duhet

Ahengu mund të mos jetë gjatë orarit të punës – por kjo nuk do të thotë se duhet të visheni si në diskotekë. Duhet të vishni rroba nga të cilat nuk turpëroheni t’i vishni edhe në vend të punës.

Mos mbani fytyrë të mërzitur

Kushtoni kujdes gjuhës së trupit – nëse dikush e vëren se nuk po ju pëlqen festa, është po aq keq sa të mos kishit marrë pjesë fare.

Mos u dehni

Rregull i rëndësishëm – por që shumica e njerëzve dështojnë ta ndjekin!

Nuk do të thotë se assesi nuk guxoni të pini, por pini sa për të mos u dehur.

Mos flirtoni

Nuk është koha për ta ngacmuar seksualisht shefin/shefen apo ndonjë kolegë!

Mos postoni fotografi apo komente që mund t’iu fusin në telashe

Shmangni komentet negative në rrjete sociale se sa i keq ka qenë ahengu, apo se sa shumë ta ka shpifur ushqimi. Gjithashtu mos postoni fotografi të kolegëve të cilët konsumojnë alkool apo janë të përfshirë në ndonjë sjellje të pahijshme.