Kompania gjermane “Kesler” do të ndërtojë fabrikë në Zonën Zhvillimore Teknologjike Industriale Shkup 1, ku do të prodhojë elektromotorë dhe paralajmëron 80 vende të punës.

Marrëveshje për realizimin e investimit sot nënshkruan drejtori i Drejtorisë për Zona Zhvillimore Teknologjike Industriale, Aleksandar Mlladenovski me përfaqësuesit e “Kesler”.

Në pajtim me marrëveshjen, kompania merr në shfrytëzim tokë ndërtimore me sipërfaqe prej 1,3 hektarë. Sipas paralajmërimeve nga “Kesler”, është paraparë ndërtim i objekteve në dy faza në të cilin do të bëhet prodhimtari e elektromotorëve. Në kuadër të investimit, është paraparë edhe vendosje e qendrës për shërbime të përbashkëta dhe inxhinierike dhe zhvillim i prodhimeve të reja të Kesler në Maqedoni.

Planifikojnë të fillojnë me punë nga fundi i vitit të ardhshëm, ndërsa prodhimtaria do të dedikohet për tregun gjerman. Planifikohen të paktën 80 vende të punës në tre vitet e ardhshme, inxhinierë makinerik dhe elektro, si dhe kuadër tjetër me cilësi të lartë. Nga Kesler informojnë se tani më kanë hyrë në kontakt me institucione të larta arsimore në vendin tonë dhe planifikojnë bashkëpunim me shkollat e mesme teknike. Kompania planifikon bashkëpunim edhe me furnizuesit vendorë për furnizim të lëndët e para të nevojshme për prodhimtarinë e saj.

Si prodhues i mjeteve dhe motorëve për modelim makinerik,  elektromotorë, pjesë për SNS makina dhe senzorë, kompania Kesler ka traditë mbi 90 vjeçare. Ky është investimi i parë i kompanisë jashtë vendit amë, ndërsa fabrika e tyre do të jetë e para e llojit të tillë në Maqedoni.