Fermerët nuk janë të kënaqur me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU) dhe punën e saj e vlerësojnë me “dysh”, sipas analizës së fundit të Koalicionit Rural.

Kritikat kryesisht lidhen me periudhën 2013-2016 dhe pakënaqësia është veçanërisht e lartë për shkak të mosfunksionimit të trupave të punës që duhet të sigurojnë pjesëmarrjen e fermerëve në hartimin e politikave dhe zbatimin e tyre në këtë fushë.

Siç citon Koalicioni Rural në profilin e vet në Facebook, këto janë perceptimet dhe qëndrimet e 400 fermerëve nga të gjitha rajonet e vendit, të anketuar në periudhën tetor-nëntor 2017.

Rezultatet e plota të hulumtimit në terren dhe analizës për transparencën e MBPEU-së, Koalicionit Rural, do t’i shpallë nesër, në një konferencë shtypi.

Investigimi dhe analiza janë pjesë e projektit “Llogaridhënia për paratë e qytetarëve – reforma e administratës publike e cila arrihet me vështirësi”, të realizuara në kuadër të projektit “Aleanca Civile për Transparencë – vëzhgimi i procesit të reformave në administratën publike nga organizatat civile”, me mbështetjen e BE-së