Pas denoncimit të parë për klubin e Barcelonës, që erdhi nga brazilianët e Santosit, ata kanë marrë një tjetër paralajmërim për denoncim në FIFA.
Kësaj rradhe ankesa vjen nga një klub europian dhe madje nga një klub i të njëjtës ligë. Bëhet fjalë për Atletikon e Madridit, dhe për sulmuesin e saj, Griezman.
Atletiko nuk e ka pëlqyer faktin që katalanasit u munduan të bisedonin dhe të takoheshin me francezin. Ishte vetë drejtori i Barcelonës, Guijermo Amor, ai i cili nuk e përjashtoi mundësinë që Barcelona te ketë kontaktuar Griezmanin.
Denoncimi mund të bëhet për shkak se Barcelona ka shkelur rregullat e konkurrencës, sepse të dy ekipet luajnë në të njëjtën ligë dhe kanë objektiva të njëjta.