Një ndër ekipet më të mëdha në Europë, Ajaxi i Amsterdamit, ka shkarkuar trajnerin, Marcel Kaizer. Bashkë me trajnerin janë shkarkuar edhe ndihmëstrajnseri Hennie Spijkerman dhe bashkëpunëtori i Kaizer, ish-futbollisti i Arsenalit, Dennis Bergkamp.

Shkarkimi i trajnerit u bë për shkak të rezultateve të dobëta të ekipit në ndeshjet e fundit. Pas 17 ndeshjeve të zhvilluara në kampionatin holandez, Ajaxi ndodhet në vendin e dytë më 38 pikë të grumbulluara, 5 më pak se PSV Eindhoven, që kryeson tabelën e klasifikimit.