Bundesliga nuk ka bërë aspak figurë të mirë këtë sezon në kompeticionet evropiane. I vetmi që është ende në garë është Bayerni, por edhe ai u ringrit vetëm pas ardhjes se trajneri Heinkes.

Në Ligën e Kampionëve, Borusia Dortmund dhe Leipcig nuk arritën të kalonin grupin. Përveç Ligës së Kampioneve, ekipet gjermane edhe në Ligën e Europës patën të njëjtin fat.

Hofenheim, Hertha Berlin dhe Këln u eliminuan që në grupe. Jup Heinkes ka ngritur problemin dhe ka bërë thirrje që të gjendet sa më parë një zgjidhje

Duhet të shqetësohemi. Janë bërë shumë faktorë bashkë. Gjithsesi, Bayern mund t’ia dalë. Për skuadrat e tjera gjermane është e vështirë. Ato duhet të mbështeten akoma më shumë te talentet e reja”, është shprehur trajneri i Bayernit.