Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë deklaratë interesante për futbollistin Oxlade-Chamberlain, i cili u transferua verës nga Arsenali. “Po shkon shumë mirë, më pëlqen, ka shumë potencial të cilin ende nuk e ka treguar.

Është vetëm fillimi dhe më pëlqen, më të vërtetë më pëlqen. Është një paketë e mrekullueshme, shpresoj që të jetë në formë. Kjo është gjëja më e rëndësishme, mund të jetë vendimtar në disa momente”, ka thënë Klopp.

Futbollisti u transferua te Liverpooli gjatë verës për 40 milionë euro. Liverpooli ka synime që të jetë në katërshen e madhe, aktualisht mban pozitën e katërt me 34 pikë pas 18 jave në Premier League.