Flaka Krelani njihet si një nga këngëtaret shqiptare më pa komplekse.

Ajo ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan nga ku pranoi se ka kryer operacione plastike. Këngëtarja nuk dha detaje lidhur me ndërhyrjet, por tha se është artiste dhe se kamera i kërkon të duket bukur.

“Kam ndërhyrje. Unë që e vogël nuk i kam kushtuar rëndësi pamjes më shumë se sa muzikës. Janë mësuar njerëzit t’më shohin si 15-vjeçare, por kur rritesh shikon se do të ndryshosh diçka në portretin tënd. Nuk ka njeri që nuk ka ndërhyrje apo s’ka dëshirë për tu dukur mirë. Unë jam artiste dhe çdo ditë më kërkon kamera dhe duhet të dukem bukur”, tha Krelani