Hulumtimet e shumta shkencore kanë treguar se shenjat paralajmëruese dhe kapja e kancerit të gjirit në fazat e para është vendimtare për vazhdimësinë e kurimit dhe trajtimit të kësaj sëmundjeje. Sipas Carole Baggerly, themeluesi i GrassrootsHealth, deri në 90% e rasteve te kancerit te gjirit lidhen me mungesën e vitaminës D.

Një studim klinik me mbi 4500 raste konkrete të shqyrtyrara për 9 vite doli në përfundimin se pacientet e diagnostikuara me kancer që kishin nivele të larta të vitaminës D kishin dyfishi gjasat për të mbijetuar, krahasuar me gratë me nivele të ulëta të kësaj vitamine.

Studiuesit pohuan se për sa kohë ishin të pranishëm receptorët e vitaminës D, rritja e tumorit u pengua. Këta të fundit i kërkuan mjekëve të bënin monitorime dhe rekomanduan rritjen e dozës së vitaminës D me 30-80 ng / ml.
Dr Garland, kreu i ekipit zbuloi se rritja e vitaminës D ulte rrezikun me 50%.
Vitamina D Nga Dielli Vs. Shtojcat , suplemetet

Mënyra më e mirë për të rritur nivelet e vitaminës D është të qëndroni për të paktën 1 orë në diell. Kur lëkura ekspozohet në diell, rrezet sintetizojnë sulfatet e vitaminës D3 – një formë e vitaminës D që është e tretshme në ujë. Vitamina D3 e tretur nga uji nga dielli mund të udhëtojë lirshëm në të gjithë qarkullimin e gjakut, ndryshe nga forma e patretshme (suplementet orale) që ka nevojë për kolesterol LDL si një formë e transportit.