Lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski, i ka paraprijë protestës me makina në mbështetje të burgosurve për dhunën në Kuvend më 27 prill, përcjell TetovaSot.

Ai udhëhoqi konvojin nga lagjia Aerodrom, përmes qendrës deri në Qeveri dhe në Gjykatën Penale në Shkup.

Militantët e VMRO-DPMNE-së sot pasdite në shenjë mbështetje të të burgosurve për ngjarjet e 27 prill, në ora 18:30 në frontin e sallës sportive “Jane Sandanski” ka organizuar konvoj proteste të makinave që kanë lëvizur nëpër rrugët e Shkupit./TetovaSot/