Bebet nisin të qëndrojnë në këmbët e tyre rreth muajve 10-11, por kjo nuk do thotë të nxitoni për t’i blerë këpucë.

Për bebet është e rëndësishme që të kenë kontakt me tokën, pasi kështu do të përhapin gishtat e tyre për t’u balancuar. Nuk keni nevojë t’i mbathni këpucë në ambiente ku nuk ka ndonjë rrezik për të shkelur, shkruan NowBaby.

Kur i zgjedhni këpucët e para është e rëndësishme që të kenë përshtatjen dhe madhësinë e duhur. Numri i gabuar i këpucëve tek foshnjat mund të shkaktojë ngadalësimin e të ecurit.

Prandaj sugjerohet që të kërkoni këpucë nga ndonjë person i kualifikuar i cili do t’i mat këmbët e foshnjës për t’i prodhuar këpucët e përshtatshme.

Këpucët duhet t’ia ndërroni çdo gjashtë deri tetë javë, pasi madhësia e këmbës së foshnjës do të ndryshojë.

Rekomandohet që këpucët të jenë me ajrosje.