Kjo kohë e vitit nuk i solli shumë fat familjes sime”.

Kështu ka thënë me zemër të thyer Gabby Allen e cila në një intervistë ka treguar se gjyshja e saj vdiq këtë vit, pesë vite pasi në kohë Krishtlindjesh kishte vdekur edhe babai i saj.

Ajo kohëve të fundit ka treguar se Krishtlindjet ende i pret me ethe për shkak të kujtimeve që ka për babain e vdekur ndërsa kësaj radhe ka thënë se mbështetje ka gjetur tek i dashuri i saj Marcel Somerville.

Por, edhe një lajm i keq ka ardhur për Gabbyin pasi që të enjten ajo prapë ka marrë një lajm zie, gjyshja e saj ka ndërruar jetë dhe ajo e ka shpërndarë lajmin me ndjekësit e saj.

Njëra prej yjeve më të dashura të “Love Island”, ka shtëpi të fëmijërisë në Liverpool e cila ka mbetur e saj, ndërkaq në të ende jetojnë nëna Paula dhe vëllai Ethan – por për shkak të punëve është kthyer në Londër.