Një karton të verdhë më të çuditshëm nuk kam marrë, dhe nuk kam parë ndonjëherë.”

Këto ishin fjalët e futbollistit të Hamburger SV Rick van Drongelen gjatë disfatës 1-3 ndaj Gladbach. Arbitri Markus Schmidt e ka paralajmëruar me një karton të verdhë në minutën e 77-të, pasi ka goditur me një shishe uji plastike në dorë.

“Kisha probleme muskulore, prandaj shkova pranë stolit dhe mora diçka për të pirë. Më është hedhur uji,” shpjegon mbrojtësi.

Por shkoi ndryshe nga se ç’e kishte parashikuar ishlojtari i Feyenoord. “Mendoja se do të kisha më tepër kohë.

“Por papritmas Douglas Santos kryen një rivënie anësore të shpejtë dhe papritur isha duke luajtur me një shishe ujë në dorë. Nuk mora vesh gjë, ishte një situatë e çuditshme.”/ telesport

Image