Nëse keni filluar të mburreni për dhuratat e partnerit këtë fundvit, e keni të kotë sepse fitues është padyshim Kanye West. Reperi po që di të bëjë dhurata pasi këtë fundvit ai i ka dhuruar bashkëshortes së tij Kim aksione në kompanitë më prestigjioze në botë.

Kim na zbuloi si fillim disa dhurata të cilat në pamje të parë dukeshin gjëra shumë të vogla, por e vërteta ishte se këto dhurata kapin vlera marramendëse. Kanye i dhuroi Kimit një kukull Mickey, abonim në Netflix, çorape Addidas , kufje Apple si dhe kartë Amazon, ku dhurata e vërtetë fshihej brenda tyre.

Ato ishin aksione në secilën prej markave botërore si Disney, Netflix, Adidas, Apple e Amazon. Meqenese kjo ishte një surprizë vërtet e bukur, Kim K e ndau këtë moment edhe me ndjekësit e saj në Insta Story.

ImageImage