Me gjithë tensionet e larta dhe kërcënimin real për nisjen e një lufte nukleare, Koreja e Veriut nuk po jep asnjë shenjë tërheqjeje, edhe pse kundërshtari i saj më i madh është SHBA shumë më të fuqishme.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ka vizituar një fabrikë prodhimi gomash pasi testoi me sukses një raketë balistike javën e kaluar, një vizitë, që u duk si një mënyrë e çuditshme për të festuar.

Por gomat ishin për një transportues gjigant raketash, TEL apo mjeti transportues dhe hedhës elektrik i raketave të mëdha. Vizita ishte tregues se ky vend nuk ka ndërmend të ndalet ndaj testimit apo përdorimit më të rrezikshëm të raketave balistike ndërkontinentale, një rrezik për vendet fqinje apo edhe më larg, të gjitha vendet që Koreja e Veriut i konsideron armike.

Peniani deklaroi fitoren ndaj programit të saj nuklear dhe ka premtuar “hakmarrje të pamëshirshme kundër “Presidentit të pamend Trump”, ndërkohë që ka nisur stërvitja e përbashkët ushtarake ajrore SHBA–Kore e Jugut. Qindra avionë, duke përfshirë dy të fshehtë, ishin pjesë e një stërvitjeje të madhe të hënën, kur Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut nisën stërvitjen më të madhe ajrore të ushtrive të tyre.

Lojërat e luftës vijnë një javë pasi Koreja e Veriut provoi me raketën e saj më të fuqishme një raketë balistike ndërkontinentale, që mund të jetë në gjendje të prekë bregun lindor të Shteteve të Bashkuara.

Stërvitja pesëditore ka për qëllim të përmirësojë aftësitë luftarake ajrore të aleatëve në kohë lufte, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Koresë së Jugut. Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara kanë dërguar pajisje të mëdha strategjike ushtarake, që përfshijnë gjashtë avionë luftarakë F-22 dhe 18 avionë F-35, për stërvitjen vjetore në gadishullin korean.

Rreth 12,000 ushtarakë amerikanë po marrin pjesë në këtë stërvitje. Disa media vendase raportojnë se bombarduesit B-1B, gjithashtu, do të bashkohen me stërvitjet ajrore, por zyrtarët nuk e kanë konfirmuar këtë.

Mediat shtetërore të Koresë së Veriut thanë se stërvitja e përbashkët e shtyn gadishullin korean në prag të luftës bërthamore dhe se kjo është provë se SHBA po përgjërohet për një konflikt bërthamor. Zyrtarët në Korenë e Veriut thanë se “Pheniani do të konsiderojë seriozisht kundërmasat ndaj stërvitjes dhe SHBA e Koreja e Jugut do ta paguajnë shtrenjtë provokimin e tyre.”