Kevin Spacey është akuzuar se e kishte ngacmuar dhëndrin e mbretit të Norvegjisë.

Ari Behn, që kishte qenë i martuar me të bijën e Mbretit Harald, Martha Louise, nga viti 2002 deri më 2016, pohon se Spacey e kishte ‘kapur’ atë gjatë një koncerti për Çmimin Nobel për Paqe më 2007.

“Ai vuri dorën nën tavolinë dhe më kapi për testikuj”, tha Behn për P4 lidhur me incidentin.

“Jam mjaft bujar, por kjo ishte më shumë se ajo që kisha në mendje”.

Sipas Behn-it, ai i shmangu vardisjet e Spacey-t duke i thënë: “Eh, ndoshta më vonë”.