Shpesh na është krijuar përshtypja se personazhet e njohura nuk i shohim komentet e shumta që u vijnë në postimet që ata bëjnë, por duket se nuk ndodh kështu me Lori Hoxhën.

Ndonëse ka aq shumë komente në fotot e saj, duket se Lori i lexon pothuajse çdo gjë që shkruhet për të. E ftuar në ‘Shiko kush Luan’ fashion blogerja ka treguar dy komentet që ia bëjnë më shpesh dhe që nuk i pëlqen aspak.

“Po të mos kishe lekët e babit s’do ishe asgjë dhe je bërë plastik komplet”, tregoi Lori.

Mes gjithë atyre komenteve të mira, me siguri i keni vënë re edhe ju këto dy komente që Lorit nuk i pëlqejnë aspak…