Ka shumë ndryshime që ndodhin në jetën e një gruaje pas shtatzënisë. Duke filluar nga shtimi në peshë i cili është problemi kryesor dhe kështu trupit tuaj i duhet më shumë kohë për tu shëruar. Sipas BeingParent, këto janë 6 mundësitë për të larguar barkun e lëshuar pas lindjes.

Hani shëndetshëm: Dieta juaj duhet të jetë e pasur me karbohidrate dhe me shumë pak yndyrëra. Duhet më shumë energji për të mbajtur në formë nënën

Pini shumë ujë: Pirja e ujit jo vetëm që ndihmon balancimin e lëngjjeve në trupin tuaj por ndihmon edhe në djegien e yndyrës dhe vjamit shtesë që vjen pas lindjes.

Lëvizni sa më shumë: Prerja cezariane shkakton shumë stres në dyshemenë e legenit dhe muskujve abdominalë. Kjo përshkak që gjatë lindjes cezariane mund të prehen disa prej muskujve të stomakut që shkaktojnë një bark të lëshuar.

Masazha: Masazhat pas shtatzënisë kanë përparësi të madhe. Nuk ka asnjë rrezik nga masazhat pas lindjes cezariane. Vetëm prisni 2 javë pas lindjes dhe lirisht mund të shkoni për një masazhë të mirë

Shtrënguesi i barkut: Një proces shumë i vjetër për shtrëngimin e barkut është shtrënguesi. Pas një lindje cezariane, shtrënguesi ndihmon që barkun që është lëshuar poshtë ta ngrejë lartë. Por këtë duhet ta bëni 2 muaj pasi të keni lindur dhe jo më herët.

Mund të kënaqeni me mëmësinë vetëm atëherë kur jeni duke e jetuar momentin, me një qetësi në mendje dhe një trup të shëndetshëm. Kështuqë, provoni këto këshilla dhe largoni trashësinë e panevojshme nga trupi juaj.