Shega është një frut shumë i preferuar vjeshtor, i cili gjendet gjerësisht në tryezat tona.
Por a e dini se ka disa njerëz të cilët duhet ta shmangin kategorikisht këtë frut? Po ka!
Të paktën duhet ta shmangin konsumin e shegës në periudha të caktuar.
Konsumi i shegës duhet shmangur nga personat të cilët janë para ndonjë ndërhyrje kirurgjikale, kjo pasi shega ndikon tek tensioni i gjakut.
Rekomandimi i mjekëve është që ky frut të eleminohet maksimalisht nga konsumi, mesatarisht dy javë para ndërhyrjes.
Shega ndikon në uljen e tensionit të gjakut, duke sjellë komplikime gjatë ndërhyrjes.
Gjithashtu edhe personat që zakonisht e kanë të ulët tensionin e gjakut, duhet ta evitojnë konsumin e këtij fruti.
Gratë shtatzëna apo ato që ushqejnë fëmijën me gji, nuk këshillohet që ta përdorin. Kjo pasi mendohet se u pakëson qumështin dhe e “tharton” atë.