Sofia Vergara publikoi fotografinë nga koha kur ishte duke punuar si modele.

Nëse krahasojmë fotografitë e saja të tanishme dhe të atëhershme, Sofia duket perfekte edhe atëherë, edhe tash.

Ylli i serisë “Modern Family”, e cila në korrik mbushi 45-vjet, ka përkujtuar rininë e saj dhe ka publikuar fotografinë e vjetër 25 vjet.

“Kam 45 vjet. Por edhe me kaq vite, nëse dëshironi, ju mund të dukeni  e përkryer. Nuk ka arsye të urresh vitet tuaja. Realiteti është se rritemi dhe ndryshojmë. Dua të dukem në pajtim me vitet e mia, por dëshiroj të dukem shkëlqyeshëm”, tha aktorja.

Sofja është këtë vit sipas Forbes është shpallur aktorja më e paguar televizive, dhe këtë për gjashtin vit radhazi.

Para se të merrej me shou biznes, Vergara kishte regjistruar stomatologjinë, por pasi i ofruan punë në modelim, ajo hoqi dorë nga stomatologjia.

Image
Global