Këshilltarët e Grupit të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit sot në shenjë proteste nuk morën pjesë në mbledhjen e Këshillit të Qytetit të Shkupit.

Ata, siç bëjnë të ditur përmes kumtesës, “në këtë mënyrë e ngrenë zërin kundër, siç thonë, terrorit dhe padrejtësisë, kundër asaj që njerëz të pafajshëm të kalben në burg mbi 20 ditë, si viktima të hakmarrjes politike për vepër të rëndë të montuar politike”.

“Ata janë viktima të hakmarrjes dhe nuk janë fajtorë për asgjë. Kërkojmë të gjithë të arrtestuarit të lirohen menjëherë”, thuhet në fund të kumtesës së tyre.