Emërimi i anëtarëve në Këshillat Drejtues në Ndërmarrjet publike të Komunës së Strugës për këshilltarët e ASH-së,është bërë pa respektuar asnjë kriter profesional nga ana e kryetarit Ramiz Merko, por duke respektuar kriterin nepotik dhe afinitetin e tij me Universitetin e tij privatë duke emëruar të punësuarit e UNS-së në bordet e ndërmarrjeve publike.

Sipas Grupit të Këshilltarëve të ASH-së,në Këshillin drejtues te Proaqua, Ramiz Merko ka deleguar vajzën e tij, ndërsa një pjesë të anëtarëve të tjerë i ka marr hua nga UNS.

Për Këshilltarët e ASH-së, emërimi në këtë form i anëtarëve dhe në këtë përbërje paralajmëron mënyrën se si do qeverisi kjo garniturë e cila po shërbehet me tarafe dhe familjarizëm.

Në mbledhjen e fundit pa miratimin e këshilltarëve të ASH-së Këshilli i Strugës në Këshillin Drejtues të Proaqua emëroi anëtarët:Dashmir Nasufi,Visar Sela,Guximtar Rushani,Besfort Pollozhani, Bledar Ziba,Amir Osmanoski,Irina Joldeska,Nazmie Merko-Zabzuni.

Ndërsa në Ndërmarrjen Komunale ka emëruar:Jeton Shaqiri,Fatlum Bauta,Bardhyl Nazufi,Faton Sadiku,Marjana Korkut,Katerina Taleska,Zharko Malinowski ndërsa në Këshillin Mbikqyrës të Komunales Astrit Rika,Anita Poposka,Matjan Merko,Azdren Memeti dhe Dimçe Shipinkarovski.(Strugalajm.com)